Veprimtaria përmbledhëse e Drejtorisë Rajonale të AKU Berat (04-05 Nëntor)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme në të gjithë vendin, në kuadër të planit të monitorimit dhe informacionit të ardhur në platformën e komunikimit me qytetarët, ka ushtruar një sërë kontrollesh zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore  dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Drejtoria Rajonale e AKU Berat gjatë këtyre ditëve (04-05 Nentor)  kryer një sërë kontrollesh të përmbledhura si më poshte:

📌Janë kryer 17 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve);

📌Është vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë 50.000 lekë në total;

📌Janë vendosur 8 masa administrative “Paralajmërim” si dhe është lënë detyra e korigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera;

📌 Janë bllokuar 284.79 litra pije jo alkoolike;

📌 Shkeljet e konstatuara i referoheshin kundravajtjeve ligjore që lidheshin me: etiketim në kundërshtim me ligjin, rinovimin e analizave të ujit dhe shërbimit DDD, sistemimin e rregullt të produkteve ushqimore etj.

Siguria ushqimore është sfidë e përbashkët  për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të përbashkët, ndaj AKU krahas punës së pandalur të saj, fton të gjithë konsumatorët që të bëhen pjesë e këtij qëllimi nëpërmjet rubrikës “Denonco”.

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme