Qarku Lezhë ka qenë destinacioni i rradhës ku ka vijuar fushata ndërgjegjësuese për subjektet që ushtrojnë aktivitetin në fushën e ushqimit, si njësitë e tregtimit, tregtim akullore dhe restorante, me fokus të veçantë zonën bregdetare të Shëngjinit.
Gjatë takimeve me OBU-të u krye ndërgjegjësimi mbi elementët kryesorë tê sigurisë ushqimore si respektimi i kushteve higjieno-sanitare, praktikave të mira të prodhimit dhe tregtimit, kushtet e ruajtjes, gjurmueshmëria si dhe përmbushjen e kërkesave tekniko-teknologjike me qëllim plotësimin e kërkesave ligjore.
AKU do të jetë e pranishme me fushata sensibilizuese në të gjithë vendin, gjatë sezonit veror me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe mbarëvajtjen e sezonit veror.











