Lezhë | Siguria Ushqimore, Sezoni Turistik 2026

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi tryezën e diskutimit “Siguria Ushqimore, Sezoni Turistik 2026”, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të AKU-së,Znj. Blerina Gjylameti, Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Z.Pjerin Ndreu,deputetin e qarkut Lezhë Z. Admir Kadeli si dhe përfaqësuesve të operatorëve të biznesit ushqimor dhe institucioneve vendore.
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e garantimit të standardeve të sigurisë ushqimore gjatë sezonit turistik, forcimin e kontrolleve dhe bashkëpunimin me biznesin për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe rritjen e besimit të vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, theksoi se siguria ushqimore është një nga shtyllat kryesore të suksesit të sezonit turistik dhe e imazhit të vendit, ndërsa Kryetari i Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e standardeve dhe promovimin e mëtejshëm të potencialeve turistike të zonës.
Së bashku për një sezon turistik të sigurt, cilësor dhe në përputhje me standardet europiane.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme