Procesi i integrimit dhe përafrimit i standardeve të sigurisë ushqimore me ato të BE-së, vijon me vlerësimin dhe kategorizimin e stabilimenteve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë.
Drejtoresha e Përgjitshme e Autoritetit Kombëtar të ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, monitoroi nga afër zbatimin e këtij procesi në stabilimentin e përpunim/standartizim peshkut “Poseidon”, në qarkun e Lezhës, duke vënë theksin te rëndësia e garantimit të sigurisë ushqimore dhe rritjen e standardeve si dhe detyrimeve që rrjedhin nga kapitulli 12 “Siguria Ushqimore”, në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për antarësim në Bashkimin Evropian.












