AKU takim me bizneset në Vlorë “Siguria ushqimore në sezonin turistik 2026”

Siguria ushqimore është më shumë se një detyrim ligjor, është mbrojta e shëndetit të konsumatorëve dhe reputacioni i Shqipërisë në Evropë e më gjerë për zhvillimin e turizmit, theksoi Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj. Blerina Gjylameti, nga Vlora, në konferencën e zhvilluar “Siguria ushqimore gjatë sezonit turistik 2026”.
Në këtë takim, në të cilin morën pjesë edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Andis Salla, kryetarja e bashkisë Vlorë, Znj. Brunilda Mersini, si dhe drejtori i AKU Vlorë, Z. Endri Hyseni, u dhanë mesazhe trupave inspektuese mbi përgjegjësinë e madhe që duhet të kenë në ushtrimin me profesionalizëm të detyrës, për qëllimin kryesor garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbarëvajtjen e një sezoni turistik të mbarë.
“Fushata më e mirë promovuese e Shqipërisë, është ushqimi i sigurt duke ndërtuar besim me qasje moderne evropiane, për t’u kthyer suksesshëm në model rajonal”, tha Znj.Gjylameti.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme