AKU nis fushatën ndërgjegjësuese për sigurinë ushqimore gjatë sezonit veror 2026

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur fushatat ndërgjegjësuese dhe informuese nga Vlora për konsumatorët dhe operatorët e biznesit ushqimor.
Fokusi i fushatave do te jenë subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e ushqimit, si njësitë e tregtimit, fast-food-et, baret dhe restorantet.
Në qendër të vëmendjes do të jetë këshillimi dhe sensibilizimi i operatorëve lidhur me respektimin e kushteve higjieno-sanitare, standardeve të sigurisë ushqimore, praktikave të mira të prodhimit dhe tregtimit, si dhe përmbushjen e kërkesave tekniko-teknologjike të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Këto fushata ndërgjegjësuese do të zhvillohen në të gjithë territorin e vendit gjatë sezonit turistik veror, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe ofrimin e shërbimeve me standarde të larta, duke kontribuar në një sezon turistik të sigurt dhe të suksesshëm.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme