Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Znj Blerina Gjylameti, mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Turizmit 2026, organizuar nga inspektorati i Përgjithshëm zhvilluar në qytetin e Durrësit.
Kjo konferencë shënon çeljen e sezonit turistik 2026 me qëllimin thelbësor garantimin e sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore. Organizimi i saj vjen në një moment kyç për forcimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit institucional, si dhe për adresimin e sfidave me të cilat përballet sot sektori i turizmit.
Znj.Gjylameti theksoi se, misioni i AKU-së mbetet i qartë: garantimi i sigurisë dhe cilësisë ushqimore për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.
Gjatë gjithë sezonit veror kontrollet do të jetë të pandërprera ndaj të gjitha subjekteve që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë ushqime, me vëmendje të veçantë ndaj restoranteve, shërbimeve të kateringut dhe fast food-ve dhe sidomos subjekteve që ushtrojnë aktivitet sezonal përgjatë zonave turistike.












