Në vijim të procesit të kategorizimit dhe vlerësimit të stabilimenteve me origjinë shtazore dhe të ushqimit për kafshë, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj. Blerina Gjylameti është ndalur në Vlorë për ta monitoruar nga afër këtë proces.
Gjatë vizitës në stabilimentin e peshkut “Almarina”, Znj. Gjylameti vuri theksin tek rëndësia e këtij procesi për garantimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e standardëve, si detyrime që rrjedhin nga Kapitulli 12 “Siguria ushqimore”, për aderimin në Bashkimin Evropian.








