Procesi i kategorizimit të stabilimenteve të përpunimit dhe standardizimit të peshkut ishte fokusi i takimit të zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Biznesit”, ndërmjet AKU-së, përfaqësuesve të MBZHR-së, KEK dhe përfaqësuesve të biznesit të kësaj kategorie.
Drejtoresha e AKU-së, Znj.Gjylameti theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët në këtë proces, si e vetmja mënyrë për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, rritjen e transparencës në treg, si dhe integrimin në tregun e përbashkët europian.
Në këtë takim u njoftua edhe fillimi i procesit për vlerësimin dhe kategorizimin e stabilimenteve që kryejnë aktivitetin në përpunim/standardizim peshku dhe produkte peshku. Proces i cili do të zhvillohet gjatë periudhës prill-korrik 2026.







