Misionini Lituanez me përfaqësues Z. Vaidotas Kiudulas, mbështetur nga projekti EU4FS, zhvilloi një takim në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, dhe me prezencën e Drejtoreshës së Përgjithshme Znj. Blerina Gjylameti, me qëllim forcimin e sistemit të vlerësimit dhe kategorizimit të stabilimenteve ushqimore me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë, në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Europian.
Gjatë takimit u nda eksperienca lituaneze mbi procesin e kryer dhe hapat e ndërmarrë që nga metodologjia e vlerësimit dhe kategorizimit, përfshirë përdorimin e listave të standardizuara të kontrollit dhe zbatimin e procedurave të unifikuara të inspektimit.
Ndërtimi i një sistemi efektiv në nivel kombëtar, përfshirë mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave, do të jenë baza e mbarëvajtjes së këtij procesi shumë të rëndësishëm për përmbushjen e kërkesave të kapitullit të 12 “Siguria Ushqimore”, në përgatitjen e Shqipërisë për aderimin në BE.
#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsogurinëushqimore









