AKU dhe AKVMB kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) me synim përgatitjen e profesionistëve të rinj, rritjen e kapaciteteve të personelit akademik dhe studentëve për ndërtimin e një strukture të qëndrueshme të kapaciteteve profesionale.
Në këtë nismë palët angazhohen të shkëmbejnë njohuri, eksperienca dhe burime njerëzore, duke mundësuar përfshirjen aktive të studentëve dhe stafit akademik në projekte konkrete dhe praktika profesionale. Njëkohësisht, marrëveshja synon të forcojë rolin e institucioneve në garantimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe bimëve, si dhe në përmbushjen e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ky bashkëpunim do të shërbejë si një urë lidhëse midis arsimit të lartë dhe institucioneve ligjzbatuese, duke promovuar inovacionin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar.






