AKU nis procesin e vlerësimit të OBU-ve me origjinë shtazore

Drejtoresha e Përgjithshme, Znj.Blerina Gjylameti, zhvilloi një takim me kryeinspektorët rajonalë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mbi vlerësimin dhe kategorizimin e stabilimenteve të produkteve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë në funksion të përgatitjes së programit kombëtar të përmirësimit të këtyre stabilimenteve.

Nisja e këtij procesi mbi përmbushjen e kërkesave të kapitullit 12 “Siguria ushqimore”, është një hap i rëndësishëm drejt aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky proces i cili do të kryhet gjatë periudhës Prill-Korrik 2026, bazuar urdhrit të Ministrit të MBZHR nr.329, datë 26.03.2026, nga vlerësimi që do të kryhet, OBU-të do të ndahen në nënkategori sipas përmbushjes së kushteve dhe kërkesave të BE-së.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme