Siguria ushqimore në fokus/ AKU intensifikon bashkëpunimin me Inspektoratin e Përgjithshëm për rritjen e standardeve të kontrollit

Inspektorati i Përgjithshëm dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme, në Hotel Tirana, një takim pune me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të inspektimeve në garantim të zbatimit të ligjit.
Në takim morën pjesë Kryeinspektori i Përgjithshëm, Z. Sula dhe Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj. Gjylameti, ku u theksua nevoja e adresimit të kërkesave specifike për unifikimin e praktikave ligjore, për të siguruar një zbatim të njëtrajtshëm të ligjit në të gjithë territorin, në garantim të sigurisë ushqimore.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt praktikave inspektuese më të koordinuara dhe profesionale, gjithashtu në ngritjen e sistemi efektiv këshillimi dhe ndërgjegjësimi te bizneseve ushqimore, duke garantuar transparencë me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve në sigurinë e produkteve që konsumojmë.

#siguriaushqimoresigurikombëtare

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme