AKU, MBZHR dhe KEK në dialog me prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit: Standardizimi dhe rritja e sigurisë ushqimore, rrugëtimi i përbashkët drejt tregut të BE-së

Në tryezën e organizuar nga Këshilli Ekonomik Kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së rikonfirmoi rolin e saj si garant i standardeve dhe jo thjesht gardian i ligjit, duke vënë theksin te ndryshimi i mentalitetit dhe bashkëpunimi me biznesin. Siguria ushqimore u cilësua si kapitulli më sfidues i integrimit në BE, ku zbatimi i legjislacionit për kontrollin e aflatoksinës, antibiotikëve dhe gjurmueshmërisë së qumështit mbetet prioritet absolut për të qenë konkurrues në tregun e përbashkët europian.

​AKU u bëri thirrje operatorëve të biznesit ushqimor (fabrikave, baxhove, fermerëve) të identifikojnë problematikat dhe të rrisin transparencën publike, duke garantuar mbështetje ligjore për bizneset korrekte dhe tolerancë zero për këdo që cenon shëndetin e konsumatorit. Qëllimi mbetet forcimi i zinxhirit ushqimor nga ferma në tavolinë, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët dhe subjektet të kontaktojnë për çdo paqartësi në adresën info@aku.gov.al ose në Numrin e Gjelbër 0800 7575.

#siguriaushqimoresigurikombëtare

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme