Është zhvilluar një trajnim një javor në Institutin Agronomik Mesdhetar të Barit, CIHEAM Bari me temë “Metodat dhe mjetet për vlerësimin e zinxhirit ushqimor në fruta dhe perime të freskëta dhe të përpunuara – kontrollet zyrtare sipas rregulloreve të BE-së”, për një ekip ekspertësh nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Në kuadër të projektit TYPIC-AL, kjo nismë mbështet përpjekjet e vazhdueshme dhe angazhimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Krahas përmirësimit të rëndësishëm teknologjik të laboratorëve të AKU-së, është vijuar nga ky projekt të kryen trajnime nga ekspertë ndërkombëtarë edhe në burimet njerëzore në forcim të kapaciteteve institucionale shqiptare, nëpërmjet qasjes trajnim për trajnerët, për të adresuar në mënyrë sa më efikase sfidat shumë të rëndësishme për integrimin në BE.





