Në kuadër të projektit strategjik “CRAD”, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nën drejtimin e Drejtoreshës së Përgjithshme, znj. Blerina Gjylameti, po bashkërendon punën me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla si dhe Bankën Botërore për fuqizimin e sistemit të kontrollit në kufi. Ky bashkëpunim synon modernizimin e Pikave të Inspektimit Kufitar (PIK) dhe laboratorëve tanë sipas standardeve të BE-së, duke rritur kapacitetet e monitorimit dhe garantuar siguri maksimale për çdo produkt që hyn në tregun shqiptar.
Gjatë vitit 2025 janë konsoliduar bazat e zbatimit, ndërsa tashmë po vendosen afate dhe përgjegjësi konkrete për të përshpejtuar investimet në infrastrukturë dhe teknologji. Ky angazhim institucional mbetet kyç për rritjen e qëndrueshmërisë së zinxhirit ushqimor dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve tanë përmes një kontrolli rigoroz dhe eficent.
#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore














