AKU dhe KEK bashkojnë sektorin e bukës: Fokus te format e reja të inspektimit dhe standardet evropiane

Me ftesë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Kombëtar (KEK), si dhe me praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), u zhvillua në “Shtëpinë e Biznesit” një tryezë teknike me prodhuesit e bukës, brumërave dhe importuesit e miellit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe cilësisë ushqimore në vend.

Ky takim, i thirrur për të diskutuar mbi format e reja të inspektimit, certifikimet dhe sfidat e integrimit në tregun e përbashkët, shërbeu si një platformë profesionale për harmonizimin e praktikave të punës me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë diskutimeve mbi zbatimin e ligjshmërisë, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj. Gjylameti, vuri theksin te roli i institucionit si filtër garancie përmes forcimit të kapaciteteve në Pikat e Inspektimit Kufitar, duke e konsideruar këtë bashkëpunim të ngushtë me biznesin si rrugën e vetme për të siguruar produkte gjithnjë e më të sigurta për konsumatorin shqiptar.


​#siguriaushqimoresigurikombëtare

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme