AKU – Takim përgatitor mbi auditin e Komisionit Evropian DG SANTE

Procesi i integrimit evropian dhe proceset teknike audituese të Komisionit Evropian DG SANTE, të cilat do zhvillohen në muajt mars dhe prill 2026, për përgatitjen teknike zbatuese dhe forcimin e legjislacionit për zinxhirin “Agro-Ushqimor”, në fushën e “Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, mbetjeve të pesticideve dhe kontaminantëve”, si dhe “Shëndetit të bimëve dhe Organizmave të Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ), ka mbledhur në një takim përgatitor, organizuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Gjylameti, me strukturat që mbulojnë kontrollet zyrtare të PMB-ve dhe Shëndetin e Bimëve (MMSHB/Fara – Fidanë).

Gjatë takimit u diskutuan sfidat që AKU dhe Operatorët e Biznesit kanë në përmbushjen e kërkesave dhe detyrimeve ligjore në fushën e fitosanitetit (pjesë e kapitullit 12), mbi legjislacionit kombëtar në përafrim me atë Acquis e BE-së.

AKU me mbështetjen edhe të MBZHR-së do të vijojnë punën në konsolidimin e sistemeve të kontrollit duke mbikqyrur situatën në terren, me qëllim sigurimin e standardeve të kërkuara nga BE dhe rritjen e besueshmërisë së produkteve bujqësisë shqiptare në tregun evropian.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme