Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Sektori i Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë kryer kontroll zyrtar referuar informacionit të ardhur nga Dega e Doganës Durrës në një subjekt, ku u konstatuan produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi, përkatësisht:

  1. Miell Semila La Croccantina me datë skadence 01.04.2025 sasia prej 101 copë x 25 kg;
  2. ⁠Miell gruri për pizza Alla Pala Pinsa me datë skadence 07.04.2025 sasia prej 206 copë x 25 kg.

Në zbatim të Ligjit nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” neni 46, pika 1 u krye procedura e bllokimit të produktit miell, sasia totale prej 7675 kg, produkt i cili do të qëndrojë i bllokuar në magazinën e subjektit deri në kryerjen e procesit të asgjësimit të tij.

AKU garanton konsumatorët se në sajë të forcimit të bashkëpunimit nderinstitucional dhe rigorozitetit të kontrolleve në PIK dhe terren, nuk do të tregtohet asnjë produkt i pasigurt për konsum.

#siguriaushqimoresigurikombëtare

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme