Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, AKU njofton publikun se, në vazhdën e kontrolleve mbi Planin e Monitorimit të Mbetjeve Pesticide në produktet fruta-perime, janë marrë mostra të produktit mandarinë në një subjekt tregtimi me pakicë fruta-perime në Tiranë, të cilat janë dërguar për analizim laboratorik në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ( ISUV).
Pas analizimit, këto mostra kanë rezultuar me mbetje pesticidesh mbi normën e lejuar. Për pasojë, AKU ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme duke proceduar me bllokimin e produktit mandarinë, duke ndjekur njëkohësisht edhe burimin e furnizimit, nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për zinxhirin e shpërndarjes në subjekte të tjera nga magazina furnizuese, me qëllim tërheqjen nga tregu.
Së bashku me AKU-në po bashkëpunojnë edhe autoritetet e tjera kompetente përfshirë AKVMB për verifikime të mëtejshme në nivele furnizuesish dhe fermerësh.
AKU siguron qytetarët se monitorimet për mbetjet e pesticideve në prodhimet bujqësore do të vazhdojnë dhe çdo për rast të shkeljes së standardeve referuar legjislacionit në fuqi do të merren masa ndëshkuese ligjore përkatëse.
#bashkëpërsigurinëushqimore



