Tregtimi i PMB-ve, AKU vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimet në qarqe të ndryshme të vendit në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB).

Në qarqet Vlorë, Lezhë dhe Elbasan janë kryer gjithsej 18 inspektime; prej tyre, 5 subjekte nuk rezultuan me shkelje të kërkesave ligjore, ndërsa në 10 subjekte është vendosur masa administrative me “Paralajmërim”.

Gjatë këtyre kontrolleve, u bllokuan produkte për mos­përputhje etikete, si dhe PMB të cilat rezultuan të paregjistruara në Regjistrin Kombëtar pranë MBZHR.

Në Qarkun Vlorë, gjatë inspektimit janë konstatuar preparate të paregjistruara, ku për këtë shkelje ligjore është vendosur masa administrative me “gjobë”.

Në qarkun Lezhë u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin pa licencë, për këtë arsye është kryer bllokimi i tij dhe është vendosur masa administrative me “gjobë”.

AKU do të vazhdojnë kontrollet në të gjithë vendin në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme