Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimet në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë Produkte me Origjinë Bimore (PMB), përkatësisht në qarqet Lezhë dhe Fier.
Gjatë këtyre inspektimeve, trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjithsej 16 inspektime, nga të cilat 10 kanë rezultuar pa shkelje të kërkesave ligjore, 5 inspektime janë shoqëruar me masën administrative “paralajmërim”, ndërsa në 1 subjekt është vendosur masa administrative “gjobë”, bllokimi i mallit dhe pezullimi i aktivitetit të ambalazhimit të PMB-ve, si dhe do të propozohet revokimi i licencës së ambalazhimit për shkak të shkeljeve të konstatuara gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, duke siguruar konsumatorët dhe bizneset ushqimore se institucioni mbetet i angazhuar në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe në garantimin e sigurisë ushqimore.
#bashkëpërsigurinëushqimore




