Tregtimi i PMB-ve, AKU vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimet në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht në qarqet Lezhë dhe Fier. 

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 8 inspektime, nga të cilat 4 inspektime kanë rezultuar pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në të cilat u mor masa “paralajmërim”. 

Në njërin nga subjektet u vendos masë administrative “gjobë”, për shkak të ushtrimit të aktivitetit pa licencë, ndërsa në subjektin i cili kryente aktivitetin e riambalazhimit te PMB-ve u vendos masa administrative “gjobë”, për shkak të tregtimit të PMB-ve në shkelje të kërkesave ligjore, si dhe u krye bllokimi i aktivitetit, i cili do të pasohet me propozimin për revokim të licencës së subjektit.

AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë ushqimore.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme