Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të transparencës dhe Informimit të publikut duke iu referuar nenit nr. 9 në të cilin theksohet rëndësia e këshillimit dhe informimit të subjektit, për të drejtat, detyrimet dhe pasojat ligjore si dhe nenit nr. 10 që parashikon informimin e publikut kur është e nevojshme, duke respektuar konfidencialitetin dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave, bën me dije se AKU ushtron funksionet sipas kuadrit ligjor të rregulluar për Inspektimin, sipas të cilit në çdo rast, e theksojmë në çdo rast, Inspektimi fillon me dorëzimin e dokumentit Autorizim për inspektim tek subjekti që do të kontrollohet, dhe identifikimin e grupit të inspektimit, e madje përgjithësisht inspektimet bëhen edhe me njoftim paraprak.
Për çdo rast, që grupet e inspektimit nuk e respektojnë këtë procedurë, subjektet janë të legjitimuara të refuzojnë kryerjen e inspektimit dhe madje të kërkojmë bashkëpunimin e tyre për të denoncuar dhe informuar pranë instancave eprore, në AKU, MBZHR apo zyrën e Bashkëqeverisjes.
Kjo mënyrë veprimi parandalon inspektimet abuzive, e madje edhe çdo rast të mundshëm të spekulimeve që mund të paraqiten në emër të AKU pa patur atributet e inspektorit.
Bashkëpunimi me subjektet e inspektimit është ndër parimet bazë që udhëheq veprimtarinë inspektuese të institucionit tonë.
#bashkëpërsigurinëushqimore


