Në Shijak dhe Rrogozhinë takime mbi sigurinë ushqimore

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z. Edmond Rrushi ka vijuar takimet mbi Platformën e Sigurisë Ushqimore, duke u ndalur në takime me Kryetarët e Bashkive të Shijakut Z.Elton Arbana dhe Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla.

Situatat e tregjeve ushqimore, në Shijak dhe Rrogozhinë ishin kryefjala e diskutimeve në takime, kushtet në të cilat tregtohet, problematikat që hasen në mungesën e kushteve frigoriferike, për produktet me origjinë shtazore në tregjet e hapura të qytetit.

Tregtarët ambulantë ishin një tjetër shqetësim për këto qytete dhe vetëm bashkëpunimi ndërintitucional ndërmjet bashkive dhe AKU-së do të japë rezultate, për të parandaluar rreziqet që sjellin në shëndetin e konsumatorëve.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme