Fushata Kombëtare mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u zhvillua këtë herë në shkollat e ciklit parauniversitar në qytetin e Librazhdit.
Gjatë orëve ndërgjegjësuese mbi sigurinë ushqimore, pati bashkëbisedime interesante, mbi rolin dhe misionin e AKU-së, përgjegjësitë e operatorëve të biznesit ushqimor në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore, si dhe ndërgjegjësimin e brezave të rinj në zgjedhjen e një ushqimi të sigurt, për rrjedhojë dhe një jete të shëndetshme.
AKU në fund të këtij procesi, pati kënaqësinë që edhe të rinjtë e Librazhdit t’i bashkohen “Ambasadorëve të sigurisë ushqimore” në të gjithë Shqipërinë.