U zhvillua takimi mbi Platformën e bashkërendimit mbi sigurinë ushqimore, në Qarkun e Korçës

Është zhvilluar takimi mbi Platformën e bashkërendimit mbi sigurinë ushqimore, në Qarkun e Korçës, ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombêtar të Ushqimit Z.Edmond Rrushi, Prefekti i Qarkut Korçë Z.Nertil Jole, si dhe respektivisht kryetarët dhe nënkryetarët e Bashkisë, së Qarkut Korçë, të Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Maliqit dhe Pustecit.

U diskutua për bashkëpunimin e strukturave për garantimin e sigurisë ushqimore, mbi kushtet e tregtimit të produkteve ushqimore dhe veçanërisht ato me origjinë shtazore në tregje, kushtet higjieno-sanitare, krijimin e ambienteve frigoriferike mbi ruajtjen e përshtatshme të produkteve, si dhe krijimin e ambienteve për depozitimin dhe asgjësimin e substancave të rrezikshme.

Shumë përparësi në këtë takim, iu dha edhe bashkëpunimit, mbi marrjen e masave nga ana e bashkive, për tregtarët ambulantë të cilët paraqesin shumë problematika, sa i përket kushteve në të cilat tregtojnë dhe rrezikshmërinë që paraqesin për konsumatorin në ambiente të hapura në rrugë e trotuare.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme