Elbasan dhe Korçë, AKU gjobit dy subjekte për mangësi në etiketim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në prag të festave të fundvitit ka intensifikuar inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore.

Gjatë inspektimeve të kryera janë konstatuar, mangësi në etiketim në dy “njësi tregtimi të produkteve ushqimore” përkatësisht në Elbasan dhe Korçë.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative me “gjobë” në vlerën e 100 mijë lekëve, si dhe janë bllokuar 124 kg produkte ushqimore sallam dhe pije freskuese deri në etiketim konform legjislacionit në fuqi.

AKU garanton se kontrollet do të jenë të shtrira në të gjithë vendin, në subjekte prodhuese, njësi tregtuese të vogla dhe të mëdha, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,