Tiranë dhe Fier, AKU ndëshkon dy subjekte për ushqim të pasigurt dhe mangësi në etiketim

Në kuadër të festave të fundvitit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve. Drejtoritë Rajonale të AKU-së në Tiranë dhe Fier gjatë ushtrimit të kontrolleve, kanë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore në dy subjekte me aktivitet “supermarket” dhe “magazinë ushqimore”.

Konkretisht gjatë ushtrimit të kontrollit në një subjektet me aktivitet “supermarket”, Tiranë, është konstatuar mungesë e etiketimit në gjuhën shqipe të disa produkteve ushqimore. Për këtë arsye trupa inspektuese ka gjobitur subjektin në vlerën e 50,000 lekëve, si dhe ka bllokuar një sasi produktesh ushqimore deri në etiketimin e tyre konform ligjit.

Në Fier gjatë ushtrimit të kontrollit në një “magazinë ushqimore”, ka rezultuar se subjekti shpërndante produkte ushqimore të pasigurta për konsum, si dhe një sistem gjurmueshmërie të pjesshëm. Për këto shkelje ndaj subjektit u vendos masa administrative në vlerën e 400’000 lekëve, si dhe u bllokua sasia prej 38 kg produkte ushqimore me destinacion asgjësimin e tyre.

AKU garanton konsumatorët për angazhimin e shtuar, me qëllim mbarëvajtjen e festave të fundvitit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme