Edhe fëmijët e Vlorës bashkë me AKU për sigurinë ushqimore

Fushata Kombëtare për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, mbi elementë kryesorë të sigurisë ushqimore kësaj here u ndal në qytetin e Vlorës.

Gjatë zhvillimit të orëve ndërgjegjësuese, u vërejt interesimi i nxënësve për ushqyerjen e shëndetshme.

Nëpërmjet pyetjeve dhe shkëmbimeve të shumta interaktive, kishte interes për misionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si institucioni që garanton me ligj sigurinë ushqimore në vend, duke i kushtuar vëmendje aspekteve që kontribuojnë në sigurinë ushqimore.

Ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi i të rinjve për sigurinë ushqimore është garanci për një shëndet të sigurt.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme