Takimi mbi Platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore

Takimi mbi Platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore, u zhvillua këtë herë në Lezhë, ku morën pjesë Zv Ministri iMBZHR, Z.Arian Jaupllari, Drejtoresha e AKU, Znj. Jeta Deda, Drejtori i AKVMB, Z. Rolandi Meçe, Prefekti i Qarkut Lezhë, Z.Gjergj Prendi si dhe drejtues të Bashkisë Lezhë.

Me pjesëmarrrjen edhe të Drejtorëve të Policisë së Qarkut, Policisë kufitare dhe Tatimeve, u diskutua për bashkëpunimin e strukturave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe ndërtimin e programeve të përbashkëta të ndërgjegjësimit për fermerët, operatorët e biznesit ushqimor dhe peshkatarët.

Gjithashtu në takim u shtruan çështje të rëndësishme për fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si formalizimi, projektet e ujitje-kullimit, menaxhimin i tokës, aksesi në tregjet bujqësore dhe markatat e peshkut, shëndeti i bimëve dhe i kafshëve, etj.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.