Fushata Kombëtare për ndërgjegjësimin e fëmijëve, mbi elementët kryesorë të sigurisë ushqimore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, u ndal në qytetin e Pogradecit në shkollën 9 vjeçare “Kolë Koci”. Interesimi i fëmijëve për ushqyerjen e shëndetshme, u tregua që nga vëmendja e tyre dhe shkëmbimet interaktive për njohjen sa më mirë të misionit të AKU-së, si dhe tek kujdesi që ata tregonin në përditshmërinë e tyre për një ushqyerje të shëndetshme. Në përfundim të kësaj ore ndërgjegjësuese me të vegjlit pogradecarë, u vlerësuan me certifikata “Ambasadorë të sigurisë ushqimore”, 32 nxënës të kësaj shkolle”.
#bashkëpërsigurinëushqimore