AKU bllokon 1000 kg gjizë me destinacion asgjësimin.

Drejtoria Rajonale e AKU Fier në vijim të kontrollit paraardhës të kryer në subjektin me iniciale “V.D.”, Lushnje, ku pasi janë vendosur masat administrative përkatëse, është marrë mostër për kryerjen e analizave laboratorike për produktin “Gjizë”, e cila u bllokua deri në daljen e rezultatit të analizave.

Pas njoftimit zyrtar të ardhur nga ISUV, të raport-provës për vlerë mbi normë me E. Coli të produktit “Gjizë”, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU Fier kreu kontrollin zyrtar, ku për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative “Gjobë” si dhe është bllokuar sasia prej 1000 kg “Gjizë” e papërshtatshme për konsum me qëllim asgjësimin e saj.

AKU siguron konsumatorët se është në gatishmëri me trupat e veta inspektuese dhe nxit denoncime në raste vërejtjesh në numrin tonë të gjelbër 0800 7575 dhe adresës sonë të email-it info@aku.gov.al

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.