Njoftim për Shtyp 7 prill 2022

Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në vezë Kinder Suprise në Britaninë e Madhe, ku specifikoheshin datat e skadencave 11.7.2022 dhe 7.10 2022 për produktin, AKU kreu verifikim në Pikat e Inspektimit Kufitar nëse ishte importuar në Republikën e Shqipërisë produkti Kinder Surprise me këto të dhëna, nga ku rezulton se Shqipëria nuk ka kryer import për lotet e specifikuara të produktit në fjalë.

Edhe pse këto lote nuk janë importuar në vendin tonë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa për monitorimin e tregut lidhur me këtë produkt nëpërmjet kontrolleve të vazhdueshme dhe inspektimeve në terren për të siguruar konsumatorin.

Kompania importuese e produkteve si masë parandaluese paraprake po tërheq vullnetarisht nga tregu  një seri të caktuar të produkteve Kinder në Shqipëri, pavarësisht se asnjë nga produktet Kinder të hedhura në treg nga ana e tyre nuk ka rezultuar pozitive nga testimet për Salmonella.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Operatorët e Biznesit Ushqimor ka nisur procedurën e tërheqjes nga tregu të këtyre produkteve, të cilat do të qëndrojnë të bllokuara deri në saktësimin e plotë të situatës nga Sistemi RASFF.

Për sa më sipër, referuar situatës ndërkombëtare si dhe masave paraprake të marra, AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve Kinder dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e mëposhtme:

  • KINDER SCHOKOBONS 46 g- me datë skadence 31.5.2022; 29.6.2022,
  • KINDER SCHOKOBONS 125 g – me datë skadence 7.7.2022; 5.7.2022,
  • KINDER SORPRESA MAXI 100 g – me datë skadence 23.8.2022.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorin se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.