Sot AKU ka kryer 164 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme

Sot AKU ka kryer 164 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: tregtim të produkteve për mbrojtjen e bimëve, furrë buke, prodhim/ambalazhim fruta, ambalazhim erëza, anije peshkimi, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 37 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për ushqim të pasigurtë. 
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 18 mostra në produkte ushqimore të ndryshme per kritere fiziko-kimike dhe mikrobiologjikë. Janë asgjësuar 40kg gjalpë dhe janë bllokuar 150kg ullinj tavoline deri në daljen e rezultateve të analizave.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.