Sot AKU ka kryer 143 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë kryer 143 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar info@aku.gov.al
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 30 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore te sigurisë ushqimore.
 
Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor: si rinovim librezës shëndetësore, Rinovim i planit te shërbimit DDD, sistemim i ambientit dhe Rinovim për analizën e ujit.
 
Në zbatim të masave të reja është kryer këshillimi i punonjësve për përdorimin e maskave brenda ambienteve te mbyllura si dhe respektimin dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë me qëllim për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.