Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.
Gjatë inspektimeve në lidhje me sigurinë ushqimore nëpër biznese janë dhënë 18 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe rinovim të analizave të ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 40 mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve dhe në kopshte e shkolla për zbatim të protokolleve të sigurisë.
Gjithashtu janë këshilluar nga ana e Task-Forcës edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës, kundër përhapjes së coronavirusit.
#BashkePerSigurineUshqimore