AKU kryen 307 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid

Task-Forca vijon me monitorimet nëpër kopshte e shkolla për zbatimin rigoroz të protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19

Gjatë inspektimeve janë dhënë 26 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, higjienizim të ambienteve, sistemim të ambienteve të prodhimit etj…

Referuar Planit të Marjes së Mostrave janë marrë 38 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të perimeve për mbetje pesticide.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vazhdojë kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.