Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 378 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.
Vijon monitorimi nga Task-Forca në të gjitha kopshtet dhe shkollat e vendit, për zbatimin me përpikmëri të protokolleve të sigurisë, si mënyrë e vetme për të shmangur përhapjen e Covid-19.
Gjatë inspektimeve është vënë një masë administrative në një biznes ushqimor, për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore.
Gjithashtu me kërkesë të vetë një subjekti janë asgjësuar 23.4 ton produkte ushqimore.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 15 mostra për analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
AKU vazhdon punën pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore.