Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 361 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Në çdo monitorim nga Task-Forca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
Me kërkesë të vetë subjekteve është kryer proceduara e asgjësimit të 13 ton produkteve ushqimore të pasigurta për konsum.
Gjithashtu u realizua procedura e asgjësimit të sasisë prej 1440 kokrra veze të bllokuara pak ditë më parë si të papërshtatshme për konsum.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 19 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
#BashkëPërSigurinëUshqimore