AKU kryen 405 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 405 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim nga Task-Forca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.

Gjatë inspektimeve është vendosur 1 masë administrative në një operator të biznesit ushqimor për mungesë të etiketës në gjuhën shqipe.

Me kërkesë të vetë subjektit është kryer proceduara e asgjësimit të një sasie prej 1292 kg produkte ushqimore.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 35 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme