Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë inspektimet dhe monitorimet si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Në çdo monitorim kërkohet nga ana e Task-Forcës në subjekte të zbatohet në mënyrë rigoroze protokolli i sigurisë, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.
Gjatë inspektimeve është dhënë një masë administrative në një subjekt, për mungesë gjurmueshmërie të disa produkteve ushqimore. Gjithashtu janë dhënë gjatë inspektimeve edhe disa paralajmërime në disa biznese, për mungesë të librezave shëndetësore, planit 3D, si dhe rinovim të analizave të ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 50 mostra për monitorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
AKU vazhdon punën pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.
#BashkëPërSigurinëUshqimore