AKU kryen 627 inspektime dhe  monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 627 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim kërkohet vazhdimisht që të zbatohet protokolli i sigurisë, mbajtja e maskave, higjienizimi i ambienteve dhe ruajtja e distancave, duke ndihmuar për mos përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve, janë dhënë paralajmërime, për mungesë të librezave shëndetësore, të planeve 3D, si edhe për pajisjen me analizën e ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marr 94 mostra, për monitorim të qumështit, mishit, por edhe në fruta-perime për mbetje të pesticideve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë  pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme