AKU kryen 575 inspektime dhe monitorime

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar dhe gjatë ditë së sotme inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.
Këshillohen subjektet ushqimore që të zbatojnë përpikmërisht të gjithë protokollin e sigurisë, kushtet higjieno-sanitare, përdorimi i maskave si dhe mbajtjen e distancimit fizik.

Gjatë inspektimeve është marrë një masë administrative në një subjekt për produkte ushqimore me etiketim të parregullt, si edhe është bërë bllokimi I tyre në sasinë e 55.87 kg.
Gjithashtu është bërë asgjësimi i 38 kg produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.

Referuar Planit të Marrjes të Mostrave janë marrë 52 mostra kryesisht për monitorim qumështi, mostra të miellit dhe grurit për analizim të parametrave fiziko-kimikë.

AKU vijon pa ndaluar punën në terren në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,