Veprimtaria inspektuese ditore e AKU, gjobitet Supermarketi në Fier pasi tregtonte produkteve ushqimore të skaduara

 

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë edhe gjatë ditës së sotme në terren, për të inspektuar Operatorët e Biznesit Ushqimor në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorime në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

  • Janë kryer 53 monitorime dhe kontrolle zyrtare.
  • Ndaj një subjekti me aktivitet “Supermarket” në qytetin e Fierit  për tregtim të nënprodukteve të qumështit, me afat të kaluar përdorimi, u vendos masë administrative “Gjobë”  në masën e 300 mijë lekëve.
  • Janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, është vërejtur një sensibilizim në masë të madhe të subjekteve ushqimore, të cilat kanë respektuar të gjitha masat e marra nga Qeveria, të tilla si: pajisjen me maska dhe doreza, përdorimin e dezinfektantëve, mosprerjen e bukës dhe largimin e makinerisë prerëse nga ambientet e punës, si dhe ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve të bëra.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Frikë Aspak, Kujdes Po

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme