AKU vijon monitorimet dhe kontrollet rigoroze për garantimin e sigurisë ushqimore

 

Gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të respektimit të masave të shtuara për mospërhapjen e COVID-19.

  • Janë kryer 100 monitorime dhe kontrolle zyrtare,
  • Është vendosur 1 masë administrative “gjobë” në vlerën e 50 mijë lekëve në një subjekt me aktivitet “furrë buke” në Korçë, pasi u konstatua se tregtonte bukë të prera në shkelje të aktit normativ.
  • Gjithashtu është dhënë 1 masë administrativë “paralajmërim” në një subjekt me aktivitet “furrë buke” në Berat, në të cilën nuk u vërejt të tregëtohej bukë e prerë, por në ambientet e tregtimit ndodhej prerësja e bukëve. Është bërë bllokimi dhe është lënë afat për largimin e saj nga ambientet e punës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje të vazhdueshme të gjithë Operatorëve të Biznesit Ushqimor që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat e marra nga AKU për shmangien e përhapjes së COVID-19.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.