AKU/ Masa administrative ndaj një subjekti në Fier, “Furrë buke” operonte në mungesë të higjenës dhe pa manualin e vetëkontrollit

 

“AKU vijon kontrolle rigoroze për zbatimin e masave ndaj COVID-19, në Fier gjobitet dhe ndërpritet përkohësisht aktiviteti “Furrë buke”, pasi subjekti operonte në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe në mungesë të manualit të vetëkontrollit (HACCP)”.

Monitorimet rigoroze në të gjithë vendin, në ato subjekte me rëndësi kryesore për kalimin dhe përmirësimin e situatës të krijuar nga COVID-19, vijojnë çdo ditë deri në fitimin e kësaj beteje, por edhe më tej.

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Fier, në sajë të monitorimeve dhe kontrolleve të kryera për zbatimin e masave të marra për përballimin e situatës, në një subjekt me aktivitet “Njësi prodhimi/tregtimi buke” ka konstatuar prodhimin dhe tregtimin e produktit ushqimor “bukë” në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, duke cënuar rëndë sigurinë e produktit ushqimore dhe ndikuar kështu direkt në shëndetin e konsumatorëve. Gjithashtu, gjatë kontrollit nga trupa inspektuese u konstatua se subjekti nuk dispononte manualin e vetëkontrollit (HACCP).

Referuar këtyre shkeljeve ligjore , trupa inspektuese mori ndaj subjektit masat administrative:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për ushtrim të aktivitetit në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare,
  2. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për mungesë të manualit të vetëkontrollit (HACCP), si dhe
  3. “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandërprerje monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për zbatimin e kërkesave ligjore me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve shqipëtar.

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,