Në ambjentet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u zhvillua takimi i radhës për përmirësimin e planit vjetor të monitorimit mbi bazë risku të AKU për vitin 2020, me asistencën e Projektit “Food Safety”, financuar nga BE.
Motoja e këtij takimi ishte: Të bëjmë ushqimin më të sigurtë, të mbrojmë shëndetin e njerëzve, të bimëve dhe kafshëve!
U diskutua për rritjen e efektivitetit të mëtejshëm të veprimtarisë së AKU-së dhe përqasjen e kësaj veprimtarie me praktikat e mira Europiane.
Komunikimi i riskut, strategjia e bashkëpunimit me qytetarët dhe jo vetëm, si dhe plani për trajnimin e inspektorëve të AKU-së në funksion të përmirësimit të performancës së tyre ishin pjesë e diskutimit të kësaj tryeze.
Drejtori i Përgjithshëm shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të kontibuar në aktivitetet e planifikuara nga ekspertët e Projektit , duke e konsideruar të çmueshme përvojën e tyre në këtë drejtim.
Drejtori i AKU paraqiti vizionin dhe theksoi se AKU është në krah të ligjit dhe synon zbatim rigoroz të tij, ndaj plani vjetor 2020 do të jetë gur themeli për garantimin e sigurisë ushqimore.
#BashkëPërSigurinëUshqimore