Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore, në kuadër të zbatimit të planit të sezonit turistik për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore.
AKU ka ushtruar një sërë kontrollesh në qytetin e Fierit, ku më datë 20.05.2019 në një njësi tregtimi/supermarket u kostatuan disa lloje produktesh (si birra, pije freskuse, kos “Frutis”, gjalp, lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj) me afat përdorimi të kaluar.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
- Masë administrative “Gjobë” për tregtim të mallrave të skaduar me vlerë 300,000 leke,
- Masë administrative “Bllokim produkti” për ato produkte të cilat ishin përtej afatit të përdorimit për t’u asgjesuar.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet hartimit të planit turistik për sezonin 2019 shprehet i vendosur për të siguruar një sezon turistik me sa më pak problematika dhe për të garantuar të gjithë konsumatorët vendas dhe të huaj për cilësinë e produkteve që tregtohen. Ndaj në këtë periudhë të rëndësishme turistike për vendin AKU bën thirrje për bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë konsumatorëve për denoncuar çdo tentativë nga ana e subjekteve për të shkelur ligjin.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.
Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU
info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) | Tel: 042254052