Statusi i ri i inspektorëve të AKU-së rrit përgjegjësinë në raport me konsumatorin shqiptar

Në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë,  është zhvilluar gjatë ditës së sotme ceremonia e shpërndarjes së kartave të inspektorëve të ushqimit. Të pranishëm në shpërndarjen e këtyre kartave ishin Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z.Panariti , Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Dritan Sejko dhe  Kryeinspektori Z.Shkëlqim Hajdari. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Dritan Sejko u shpreh se, me “dhënien e kartave të inspektorëve të ushqimit, rritet përgjegjësia e Institucionit ku unë drejtoj dhe inspektorëve në veçanti në raport me konsumatorin shqiptar “.  Z.Sejko falenderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen e madhe që i ka bërë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për rritjen e sigurisë ushqimore .

“Kam besim – shtoi z Sejko se, duke filluar që nga kjo ditë dhe në vazhdim rrtija e cilësisë së kontrollove do të jetë më e madhe, do të rritet cilësia e ushqimeve duke rritur përgjegjësinë e cdo inspektori për të garantuar sigurinë ushqimore në Shqipëri”.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit  të Ujërave z.Panariti, ritheksoi rëndësinë që i jep statusi i ri i inspektorëve të AKU-së , duke rritur përgjigjesinë e tyre në raport me konsumatorin shqiptar. Sipas Z. Panariti, inspektori i ushqimit është elementi që garanton që ndotësit e natyrave të ndryshme të mos  depërtojnë në zinxhirin ushqimor duke paraqitur kërcënim për konsumatorin. Inspektori është elementi që mban përgjegjësi direkt për sigurinë ushqimore”.

“Ndodhemi në një moment të rëndësishëm që shërben në radhë të parë që sistemi të marrë fizionomi europiane, të jetë garant i ruajtes të shëndetit të konsumatorit. Inspektoriati do të ketë atribute të veçanta, ku inspektori që konstaton shkelje ka të drejtën të bllokojë në vend subjektin, duke e fuqizuar më shumë inspektoriatin e Ushqimit”, tha Z.Panariti .

Sipas Kryeinspektorit  të Inspektoriatit Qendror, Z.Hajdari, puna e AKU-së sot merr një impakt tjetër në bashkëpunim edhe me dy–tre inspektoriate të tjera që kanë lidhje me të. “Këtu rifillohet  me plotësimin ligjor që i bëhet trupës së inspektimit  me anë të marrjes së kartave dhe kryerjes së punës tek operatori i biznesit online”, tha kryeinspektori. Sipas z.Hajdari,  kryerja e kontrolleve  online në prani të biznesit do të shmangë  subjektivizmin  dhe do të rrisë transparencën.

“Sfida për t’i kthyer konsumatorit shqiptar ushqime me të pastra është sfidë e ruatjes së sigurisë kombëtare” , theksoi Z.Hajdari.

02/02/2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme